KQZ sqaron se a mund të votohet me kusht në zgjedhjet e së dielës

Opoja.net Opoja.net Kosova

Më 17 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet komunale. Për dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet lokale ka një ndryshim sa i përket votimit me kusht, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka sqaruar se votuesit mund të votojnë me kusht vetëm brenda komunës së tyre, por jo edhe në një komunë tjetër.

“Është e nevojshme të sqarojmë se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues. Votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën. Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër”, shkroi Elezi në Facebook.

Sipas Elezit, ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhje, në zgjedhjet lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-