Opoja.net

KQZ tregon procedurat për ndërrimin e qendrës së votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju njofton se nga 20 korriku deri më 7 shtator zhvillohet periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit.

Gjatë kësaj periudhe ju mund të ndryshoni qendrën tuaj të votimit brenda komunës tuaj si dhe të mësoni qendrën se ku do të votoni.

5446
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
Kandidati juaj i preferuar për kryetar të Dragashit?

Ju mund të informoheni dhe t’i kontrolloni të dhënat tuaja në lidhje me Qendrën e Votimit në ueb-faqen e KQZ’së www.kqz-ks.org në linkun: “Shërbimet për Votuesit”, ose në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

Gjatë kësaj periudhe ju mund të merrni përgjigje në pyetjet si në vijim:

A kam të drejtë të votoj?

Ju keni të drejtë të votoni nëse emri juaj gjendet në Listën Votuese dhe keni arritur moshen 18 vjeçare më 17 tetor 2021.

Ku duhet të votoj dhe si ta ndërroj Qendrën e Votimit?

Qendrën tuaj të votimit mund ta mësoni dhe ta ndërroni përmes aplikacionit online që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org duke klikuar në linkun “Gjejë dhe ndërro Qendrën e Votimit” apo duke vizituar zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës tuaj mund ta bëni deri më 7 shtator 2021.

Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555.

Mbani maskën dhe respektoni distancën!

Zaev krah Kurtit: Kosova është një nga partnerët tanë më të mirë

Opoja.net

Sot zyrtarisht fillon fushata zgjedhore, IKShPK apelon që të ndalohen tubimet

Opoja.net

Kurti-Lajçakut: Kosova është palë në dialog, jo temë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto