Rekomandimet
e Bankës Botërore (BB) për ndryshimin e Ligjit për inspektime, udhëzimet
administrative lidhur me këtë fushë, dhe projektet tjera të përbashkëta
ndërmjet Bankës Botërore dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ishin tema
të takimit virtual, që zhvilloi ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel
Krasniqi me menaxherin e kësaj banke, Massimiliano Paolucci.
Ministri
Krasniqi e njoftoi për punën që është bërë për ndryshimin e Ligjit për reformën
në inspektim, duke u ndryshuar tashmë dy udhëzime administrative, të cilët
tashmë janë në fuqi, si dhe për punën që është duke u bërë në realizimin e
rekomandimeve të tjera.
Me këto
udhëzime administrative, sipas ministrit, janë trajtuar dhëniet e licencave, që
janë shumë të rëndësishme për bizneset, si dhe ndryshimet që do të bëhen në
eliminimin e shumë proceseve burokratike.
Ministri Krasniqi ka theksuar se në pjesën e dytë të këtij viti do ta kemi të gatshëm projektligjin për reforma në inspektorat, ku pastaj do ta përcillet në Kuvendin e Kosovës për miratim.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.