Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot në ora 15:00 do të hapet sistemi për të aplikuar për Fondin e Kursimeve – Trust.
“Të premten në ora 15:00 pasdite hapet sistemi për te aplikuar për këto kursime”, ka njoftuar Hoti.
Në anën tjetër, zëvendës Kovernatori i Bankës Qëndrore, Sokol Havolli, tha se aplikimi për Fondin e Kursimeve është i lehtë.
“Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Në momentin e aplikimit, numri personal dhe xhirollogaria duhet të jenë të sakta”, tha Havolli.
Aplikimi mund të bëhet nga sot duke klikuar në këtë link.
Qytetarët e Kosovës do të mund të aplikojnë për marrjen e 10% të trustit pensional.
Në Gazetën Zyrtare të Kuvendi të Kosovës është bërë publike Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.