Kryeministri Hoti: Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca

Opoja.net Opoja.net Lajme

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se sot ka marrë një letër nga kancelaria gjermane Angela Merkel, ndërsa nga këshilltari i Republikës së Emmanuel Macron, e të cilët i kanë ofruar mbështetje dhe gatishmërinë e tyre për rrugën evropiane të Kosovës.

Statusi i plotë i tij:

Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca!
Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga Shkëlqesia e saj, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po ashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës.
Sot pata edhe një bisedë të ngrohtë telefonike me z. Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderova për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-