Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Shefi i ekzekutivit kroat në Prishtinë pritet të takohet me krerët e shtetit nisur nga kryeministri Albin Kurti, me të cilin do të takohet rreth orës 10:00-10:10 në ceremoninë e mirëseardhjes, ku pastaj në 10:25-10:50 do të ndodhë edhe takimi ndërmjet dy kryeministrave dhe dy delegacioneve shtetërore.
Ndërkaq në orën 12:05, kryeministri kroat do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Klani ka mësuar se temat kyçe të bisedimeve të Plenkoviq gjatë qëndrimit në Kosovë do të jenë çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe ato të integrimeve evropiane.
Kjo do të jetë vizita e parë e tij në Prishtinë qëkur ka ardhur në pushtet.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.