Kryeministri Kurti paralajmëron takim me KFOR-in për barrikadat në veri: S’mund të tolerohen pafundësisht

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar një takim me komandantin e KFOR-it për të sqaruar se si do të veprohet me barrikadat në veri, tash kur janë bërë dy javë që kur rrugët në drejtim të pikave kufitare me Serbinë, në Bërnjak e Jarinjë, janë të bllokuara.

Në një konferencë për media të shtunën, Kurti ka thënë se “barrikadat s’mund të tolerohen pafundësisht”. Ai ka thënë se pas Krishtlindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it për të vendosur.

Serbët lokalë kanë bllokuar rrugët duke thënë se veprimin e kanë bërë si protestë ndaj arrestimit të ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, si të dyshuar për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisionit Qendror Zgjedhor.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-