Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për të gjithë infermierët dhe infermieret që shërbejnë me përkushtim në institucionet shëndetësore të komunës.
Në urimin e tij, kryetari Xheladini thekson rëndësinë e madhe që ka profesioni i infermierisë në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Të nderuara infermiere dhe infermierë, me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, në emër të Komunës dhe në emrin tim personal, ju shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për punën tuaj të palodhur dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që tregoni çdo ditë në kujdesin ndaj qytetarëve tanë. Ju jeni shtylla e sistemit tonë shëndetësor dhe shembulli më i mirë i humanizmit, profesionalizmit dhe sakrificës. Roli juaj është jetik, veçanërisht në kohë sfidash dhe vështirësish. Komuna jonë do të vazhdojë të mbështesë dhe të fuqizojë profesionin tuaj, duke vlerësuar kontributin tuaj të pazëvendësueshëm,” – ka deklaruar kryetari Xheladini.
Komuna e udhëhequr nga z. Xheladini është e përkushtuar që të krijojë kushte më të mira për punëtorët shëndetësorë dhe të promovojë vlerat e humanizmit në çdo nivel të shërbimit publik. /OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.