Sot, në cilësinë e kryetarit të Komuna e Dragashit, u realizua një takim me përfaqësues të rëndësishëm të sindikatave të sektorit të shëndetësisë. Në këtë vizitë morën pjesë z. Blerim Delia, nënkryetar i Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Adem Bytyqi, kryetar i Sindikatës së Spitali Rajonal i Prizrenit, si dhe z. Elvir Krasniqi, kryetar i Sindikatës së QKMF Dragash.
Gjatë takimit u diskutuan çështje me rëndësi për sektorin e shëndetësisë, sfidat aktuale me të cilat përballen punëtorët shëndetësorë, si dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe sindikatave të shëndetësisë. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është përmirësimi i kushteve të punës për stafin shëndetësor dhe rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Kryetari theksoi përkushtimin e Komunës për të qenë partner aktiv në adresimin e nevojave të sektorit të shëndetësisë dhe për të mbështetur iniciativa që kontribuojnë në mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë dhe shërbime më cilësore për komunitetin.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

