Opoja.net

Kujdes, gropa të rrezikshme në rrugë!

Moti i mirë që po mbretëron këto ditë, ka nxjerrë në pah shumë gropa nëpër rrugët rajonale të Dragashit, të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Janë shumë qytetarë që në redaksinë tonë kanë dërguar foto të këtyre gropave, për të cilat thonë se po ua dëmtojnë automjetet, por edhe po bëhen shkaktare për aksidente.

80
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

“Duke i ikur gropave, po i kanosemi rrezikut potencial për të dalë nga rruga ose për t’u përplasur me automjetet nga drejtimi i kundërt. Kjo, sepse në këtë lloj gropash po hasim papritur dhe nuk po kemi kohë as të ndalojmë fare dhe as të lejojmë që të futet rrota në to”, thotë një qytetar, i cili ka dërguar shumë foto të gropave të këtilla. Gropat janë më të theksuar në rrugët, Zhur – Dragash dhe Plavë – Zaplluxhe.

Disa prej tyre duket të jenë mbuluar nga kompania për mirëmbajtje, por kanë mbetur të hapura edhe shumë të tjera, madje në aksin, Plavë – Dragash, drejtuesit e automjeteve duhet ta shtojnë kujdesin, pasi rruga në disa pjesë është dëmtuar dukshëm. /Radio Sharri – Dragash/

Aksident trafiku në Dragash, 6 të lënduar

Opoja.net

Nga sot, Kosova dhe Shqipëria me pikë të re kufitare

Opoja.net

Biografia e Shaban Shabanit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto