Të dielën në Zaplluxhe të Opojës u organizua me shumë sukses “Festa e Bjeshkës 2025” pranë bjeshkëve të Manastirecit. Mysafirja speciale Janet Reineck, drejtuese e grupit World Dance Kosova, shprehu emocionet e saj të mëdha për këtë ngjarje, duke e cilësuar atë si “një nga ngjarjet më të mira që ka përjetuar ndonjëherë, kudo në botë!”
Grupi World Dance Kosova solli për herë të parë një shfaqje të bukur që përshkruan një dasmë tradicionale të Opojës, duke ngjallur emocione tek publiku i shumtë.
Në këtë festë u bashkuan tradita, kultura dhe mikpritja, duke dëshmuar edhe një herë pasurinë shpirtërore të trevës sonë.
Janet falënderoi publikisht fshatin Zaplluxhe, rininë e fshatit, Lodraxhiun Ilir Vesahlli dhe Dr. Bexhet Xheladinin për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin shembullor.
Një festë që do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve!
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.