Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka dënuar ashpër sulmin ndaj U.D. të drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, i cili ndodhi gjatë ditës së djeshme.
Nëpërmjet një postimi, Kurti u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe kryesit e këtij akti kriminal të sillen para përgjegjësisë.Në çdo institucion publik kemi ndërmarrë reforma të thella që në thelb kanë mbrojtjen e interesit publik e shërbime më të mira për qytetarët. Këto reforma kanë prekur interesa të ngushta të klaneve të ndryshme të instaluara për më shumë se 20 vjet në çdo pore të institucioneve tona”, shkruan Kurti në Facebook.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.