Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani iu kanë dërguar letër të gjithë liderëve të partive politike.
Në këto letra, ata i ftojnë që të takohen me datën 15 mars për të biseduar në lidhje me formimin e institucioneve të reja.
Dyshja propozon që takimet të jenë të formatit 1+1 dhe të mbahen në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dalur e para duke fituar 49.05% të votave.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.