Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të takohen më 8 qershor, të martën, në Bruksel, raporton Front Online.
Gjatë konferencës për shtyp presidentit serb Aleksander Vuçiç, ka zbuluar edhe datën e takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, raporton Front Online.
“Ajo që do të ndodhë më 8 qershor ose në Bruksel nuk është e lehtë. Ju e dini që fuqitë e mëdha nuk do të ndryshojnë vendimin e tyre për të njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç, duke zbuluar kështu datën e takimit.
I pyetur se çfarë po i ofrohet Serbisë pas një takimi me Përfaqësuesin e SHBA Matthew Palmer dhe Përfaqësuesin Special të BE për Dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajcak, ai tha: “Ata e dinë se për çfarë mund të flasin me përfaqësuesit e Serbisë. Dhe cilat janë dëshirat e tyre, kjo është një çështje tjetër. Palmer mbron idenë e njohjes së Kosovës, nuk kam për çfarë të ankohem. E jona është këtu për të luftuar. Nuk është shumë vështirë për mua dhe nuk kam ndjerë presion”, ka thënë ai, raporton Front Online.
Vuçiç vuri në dukje se ai është i gatshëm të paraqiste një raport mbi dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës para ose pas takimit në Bruksel.
“Unë jam gati të flas me partitë joparlamentare, veçanërisht ato që nuk kërkuan ndërhyrje të huaja. Por unë jam gati për këdo që dëshiron të flasë për këtë”, tha presidenti serb.
Ky është takimi i parë ndërmjet tyre në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.