Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur në takim sot ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Qeverisë, Kosnett ka ururar Kurtin për marrjen e detyrës si dhe shprehu kënaqësi për arritjen e 24 mijë vaksinave antiCOVID në Kosovë.
Ndërsa Kurti falënderoi diplomatin amerikan për vizitën si dhe për rolin e SHBA-së në sigurimin e kontigjentit të parë të vaksinave.
Po ashtu, ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner i pazëvendësueshëm për Kosovën.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj përballë sfidave me të cilat ballafaqohet”, tha ndër të tjera Kurti./Gazeta Sinjali/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.