Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka komunikuar me kryediplomatin evropian, Josep Borrell pas shtyrjes së vendimit për gjobat rreth targave për 48 orë.
I pari i qeverisë para mediave tha se ShBA-të janë në kontakt me Brukselin, dhe falënderoi ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, për përkushtimin dhe angazhimin e tij në këtë çështje.
“ShBA-së sidomos ambasadori Jeff Hovenier është i përkushtuar dhe i angazhuar dhe e falënderoj për këtë. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ. Tash ai po i bën përpjekjet maksimale, ShBA sidomos Hovenier, ata janë në kontakt me Brukselin. Që prejse ka përfunduar takimi i fundit në kuadër të bisedimeve tetëorëshe, unë nuk kam komunikuar me zëvendës presidentit e Komisionit Evropian, Josep Borrell, i cili me keqardhje ritheksoi e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë le ta kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat”, tha Kurti
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

