Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria që “synojmë ulje të mëtejme të importeve nga Serbia me masat që do të merren”.
“Kemi strategji të qartë të marrëdhënieve tona tregtare në të ardhmen”.
Kështu ka thënë ai kur është pyetur nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me importet nga Serbia për të cilin” janë rritur ndjeshëm”.
Kurti ka thënë se nëse duhet bërë krahasimi, atëherë duhet bërë me gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, kur në krye të Qeverisë ishte Haradinaj, pasi në vitin 2019 ishte bllokada e tarifës njëqind për qind e viti 2020 ishte vit me pasoja për importe për shkak të pandemisë.
Ai ka thënë se krahasimi i vlerës së mallrave të importuara ka logjikë vetëm nëse krahasohet me vitin e fundit.
“Viti i fundit që mund të trajtohet si stabil është gjashtë mujori i parë i vitit 2018, kur ju ishit në Qeveri kur nuk ka pasur lëvizje të mëdha në çmime, Kosova ka importuar 212. 1 milionë euro mallra nga Serbia”, ka thënë Kurti.
Krahas kësaj ulje të ndjeshme, për të cilën Kurti është pajtuar se duhet të ulet edhe më shumë, ka prezantuar edhe një shifër tjetër.
“Krahasuar me periudhën e qeverisjes suaj, kemi rritje prej 38 për qind të importeve nga Shqipëria, dhe ky është synimi ynë afatgjatë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se “nuk jemi në vitin e fundit të mandatit por në muajin e shtatë të tij, andaj keni durim”.
Haradinaj i është kundërpërgjigjur Kurtit, duke thënë se kur po krahasohet rritja ekonomike nga Qeveria, po merren parasysh vitet 2019 e 2020.
“Po ju konvenon manipulimi”, ka thënë Haradinaj, që e ka pyetur më pas Kurtin për heqjen e masës mbrojtëse dedikuar bllokave nga Serbia.
“Ia keni hequr një masë mbrojtëse, ka qenë e dedikuar për të vështirësuar konkurrencën për bllokadat e Serbisë që të mos ndërtohet me dheun e Serbisë shtëpitë në Kosovë, pasi kemi fabrika të bllokave në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq, Kurti ka theksuar se vendimit i ka skaduar afati dhe “duhet ta vlerësojmë a e ka arritur ai vendim qëllimin e vet dhe pastaj të marrim vendim të ri se a ta vazhdojmë dhe si ta vazhdojmë”.
“Kuturu ad hoc nuk veprojmë”, shtoi Kurti.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.