Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Kurti këtë e ka bërë të ditur përmes platformës “X”, ku ka njoftuar se ka marr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate.
Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në kongres teksa thotë se takimi me Scholzin ishte i frytshëm.
“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD në këtë vit, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.