Kurti takon kryesuesin e Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiq

Kryeministrit Kurti theksoi nevojën për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruar në Berlin në nëntor të vitit të kaluar, e cila ende nuk është ratifikuar nga BeH-ja

Kryeministrit Kurti theksoi nevojën për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruar në Berlin në nëntor të vitit të kaluar, e cila ende nuk është ratifikuar nga BeH-ja

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljko Komshiq dhe anëtarin Denis Beqiroviq, transmeton Anadolu.

Takimi i Kurtit me përfaqësuesit e presidencës së BeH-së u zhvillua në Francë, ku kryeministri Kurti është duke qëndruar në kuadër të Forumit të Paqes.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, tema qendrore të bisedës ishin Procesi i Berlinit, përkatësisht marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të tij dhe përfitimet dhe domosdoshmëria e zbatimit të plotë të tyre, mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe zhvillimet në rajon.

Theks të veçantë nga ana e kryeministrit Kurti iu dha nevojës për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruar në Berlin në nëntor të vitit të kaluar, e cila ende nuk është ratifikuar nga BeH-ja.

Kryeministri Kurti, kryesuesi Komshiq dhe anëtari i Presidencës, Beqiroviq gjithashtu diskutuan rreth mundësive dhe potencialin për shtim të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë e të arsimit midis Kosovës dhe BeH-së.

Kurti po qëndron në Francë me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka bërë hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje. Kryeministri i Kosovës ka qenë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Të shtunën, më 11 nëntor, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-