Kurti u kërkon serbëve të largojnë kamionët e pronës komunale nga rruga në Jarinje

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fillimin e mbledhjes së Qeverisë ka falenderuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe pjesëtarët e Policisë për punën që po e kryejnë në pikën kufitare Jarinje.

Kurti ka thënë se policët kanë arritur të ruajnë rendin dhe qetësinë në këtë pikë kufitare, pavarësisht pangesave që kanë hasur tash e tri ditë.

Ai tha se dy rrugët regjionale që dërgojnë në Jarinjë janë bllokuar nga disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale, i cili kërkoi që të largohen sa më shpejt.

“Jemi njoftuar se pengesat në rrugët që shpien në dy rrugët kufitare janë duke u bërë më disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo përbën shkelje dhe keqpërdorim të pronës publike. Ftoj kryetarët e komunave në veri të Ibrit të tërhjekin automjetet nga rruga dhe grupin e serbëve pasi kanë bllokuar vetvetën”, tha ai.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-