Kurti uron oficerët e rinj të FSK-së: Ushtria jonë po bëhet më e fortë çdo ditë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar oficerët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët sot u diplomuan dhe iu bashkuan radhëve të ushtrisë së vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se diplomimi i tyre është një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe profesionalizimit të mëtejmë të FSK-së.

“Javën e kaluar u betuan 350 ushtarë të rinj, ndërkaq sot, radhëve të ushtrisë sonë iu shtuan 18 oficere e oficerë. Ushtria jonë po bëhet më e fortë e më e përgatitur çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ai.

Kreu i Qeverisë theksoi se oficerët e rinj bartin në zemër dëshmorët e kombit dhe në mendje mësimet profesionale që do t’i udhëheqin në detyrën e tyre.

“Me dëshmorët e kombit në zemër dhe mësimet profesionale në mendje, ua uroj diplomimin oficerëve tanë të rinj. Paçin shëndet e suksese, çdoherë e kudo!”.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-