Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka zyrtarizuar emrin e gjyqtarit që do të vendosë drejtësinë në finalen e Champions League, mes Paris Saint-Germain dhe Inter Milan. Bëhet fjalë për rumunin Istvan Kovacs, i cili do të gjykojë këtë sfidë madhore më 31 maj në Munich, shkruan Gazeta Sinjali.
Kovacs, 40-vjeçar, nuk është i panjohur në ndeshjet me peshë. Ai ka një CV të pasur, duke qenë gjyqtar kryesor në finalen e Conference League më 2022 dhe atë të Europa League në vitin 2024. Edhe këtë sezon, ai ka qenë pjesë e elitës evropiane, me shtatë ndeshje të gjykuara në kuadër të Champions League, përfshirë edhe përballjen e kthimit në 1/8 e finales mes Liverpool dhe PSG.
Përvoja e tij dhe prezenca në nivelet më të larta e bëjnë zgjedhjen e tij një sinjal besimi nga UEFA për këtë sfidë historike mes dy gjigantëve të futbollit evropian.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.