Asambleisti i LVV-së në Dragash, Laurat Krasniqi përmes profilit të tij në Facebook ka paralajmëruar një padi.
Krasniqi, i cili prezanton disa dokumente, raporton se për vitin 2017, Kuvendi Komunal, për kubëzime të rrugëve në Pllajnik kishte paguar 15.000€. Këtij fshati i shkojnë kubëzat por projekti nuk përfundon, shkruan më tej ai.
Komuna e Dragashit me 13 prill ka njoftuar se ka dhënë kontratë për kubëzimin e rrugëve, Glloboqic, Kapre dhe Pllajnik.
Ky njoftim nuk ka kaluar pa i rënë në sy asambleistit të VV-së, i cili ka paralajmëruar padi për këto 15.000€, që do të paguhen për projektin e njëjtë në Pllajnik./OpojaSot.com