Kuvendi miraton Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Rezoluta u iniciua nga koalicioni boshnjak ne Kuvendin e Kosovës, Vakat.

Për miratimin e kësaj Rezolute kanë votuar 89 vota deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Këtë rezolutë të propozuar nga koalicioni boshnjak e kanë përkrahur të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Në ndërkohë gjatë kohës kur filloi diskutimi për këtë pikë të rendit të ditës, Lista Serbe e ka lëshuar sallën e Kuvendit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-