Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.
Ngjarjet e datës 8 nëntor 2022:
– Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:00)
– Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë cakton dhe organizon punëtorinë e radhës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)
– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrtion raportin plotësues me rekomandim për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 9:00)
– Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, nga Komisioni funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:15)
– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me Rekomandime për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)
– Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me shqyrtimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
– Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara organizon konferencë për Javën e Regjistrimit të Popullsisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)
– Organizatat partnere të KOSINT, Syri i Vizionit, Balkan Sunfloëers Kosova, Roma and Ashkali Documentation Center dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal mbajnë konferencën “Buxheti komunal i planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që ka për qëllim qasjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në implementimin e buxheteve komunale. (Vila Germia, ora 10:00)
– Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të bejë shqyrtimin e Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, etj. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
– Në përmbylljen e Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor mbahet konferencë për media. (Hoteli Sëiss Diamond, ora 12:00)
– Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet simbolik. (Pranë sheshit “Skënderbeu”, ora 12:00).
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.