Lajçak: Në Bruksel arrihet marrëveshje për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës

Opoja.net Opoja.net Kosova

Përfaqësuesi i posaçёm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se dy vendet fqinje kanë arritur marrëveshje për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga 20 shtatori serbët lokalë kanë bllokuar rrugët në kalimet kufitare Jarinjë dhe Bernjak ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet mbi targat e automjeteve nga Serbia.

Lajçak tha se marrëveshja u arrit pas dy ditë negociatash në Bruksel.

“Kemi marrëveshje. Pas dy ditësh negociatash intensive sapo është arritur një marrëveshje për de-eskalim dhe përparim. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petko Petkoviçin dhe gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar në favor të qytetarëve”, shkroi Lajçak në twitter.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-