I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar Komitetin e Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, lidhur me ecurinë e dialogut.
Ai përmes një postimi në Twitter mbrëmë vonë ka thënë se ka informuar për marrëveshjen e javës së kaluar dhe rrugën përpara.
Sot iu drejtova anëtarëve të@EP_ForeignAff për një përditësim mbi Dialogun. I informova ata për marrëveshjen e javës së kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE, zhvillimet e fundit dhe rrugën përpara. Faleminderit për mbështetjen e rëndësishme të punës sime”, ka shkruar ai në Twitter.
Të mërkurën e kaluar Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat. Kjo marrëveshje parasheh që Kosova të shfuqizojë vendimin për gjoba ndaj qytetarëve serbë që kanë targa “ KM” në veturat e tyre, ndërsa që Serbia të mos prodhojë targa të tilla për serbët në veri.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.