Rreth orës 11:45 minuta të ditës së shtunë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në mes të një kamioni dhe një veturë të llojit ” Golf” në rrugën Prizren- Zhur, në dalje të tunelit të Autostradës, dhe se kanë humbur jetën tre persona të cilët ndodheshin në veturë.
Vdekjen e tyre e ka konfirmuar zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, i cili mes lotësh nga ky aksident tragjik thotë se vdekjen e viktimave e kanë konstatuar mjekët e repartit të Urgjencës në Prizren, duke mos dhënë hollësi të tjera rreth këtij rasti me fatalitet.
Ne kemi kontaktuar edhe drejtorin e Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, të cilit ekipi mjekësor i Urgjencës i cili ndodhej në vendngjarje, ia ka konfirmuar gjithashtu konstatimin e tyre për vdekjen e personave që ndodheshin në veturë. Dyshohet, se viktimat janë tre të rinj nga fshati Zhur.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.