Argjentina do të përballet me Meksikën në kuadër të xhiros së dytë në Grupin C të Kupës së Botës.
Të besuarit e Lionel Scalonit u mposhtën në ndeshjen e parë nga Arabia Saudite me rezultat 1-2, duke u befasuar për të keq.
Megjithatë ajo humbje tanimë është harruar dhe sytë janë te Meksika, ku argjentinasve iu duhen tre pikët për të mbetur në lojë për kualifikim.
Sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës, Lautaro Martinez ka thënë se humbja nga Arabia është harruar dhe tani duan të fitojnë ndaj Meksikës.
Ylli i Inter ka deklaruar se synojnë të marrin tre pikët në nderë të legjendës Diego Armando Maradona që ka mbushur sot dy vite që është ndarë nga jeta.
“Sot është e pamundur të mos kalosh një mendim edhe për legjendën e futbollit tonë, Diegon, i cili ka dy vite që është ndarë nga jeta”.
“Duam ta nderojmë kujtimin e tij me një fitore ndaj Meksikës dhe shpresoj shumë t’ia dalim”.
“Ndaj Arabisë Saudite ishin shumë faktorë që sollën humbjen, por e kemi lënë pas krahëve atë ndeshje, pasi nuk ka kohë për të qarë”, tha Lautaro Martinez.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.