Liburn Aliu: 75 për qind e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu në Seancën e Kuvendit të Kosovës , ku po shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ka thënë se mbi 75 për qind të ndërtimeve në komunën e Prishtinës dhe në të gjithë Kosovën, janë ndërtime pa leje.

“Jemi në situatën kur 352 mijë objekte në Kosovë janë pa leje. Veç Prishtina i ka 46 mijë objekte pa leje. A din sa është kjo. Në përqindje në raport total mbi 75 për qind të ndërtimeve në komunën e Prishtinës dhe në të gjithë Kosovën që është dhe më lartë, janë ndërtime pa leje. A e dini që gjithë planifikimi gjatë viteve është bërë pa i konsideruar këto ndërtime pa leje. Kemi pasur planifikime, ka plane të shumta që komuna e Prishtinës asnjë leje s’ka mujt me u lëshu, sepse kanë qenë plane imagjinare. Lagjja e Medresës në Prishtinë, është totalisht pa leje”, tha ai.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-