Dragash- Një i mitur është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin se gjatë manifestimit të Ditës së Shëngjergjit, kishte veshur një triko me përmbajtje nacionaliste serbe.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Rapq të Dragashit të mërkurën rreth orës 17:00 dhe u iniciua si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”, raporton “OPOJAnet“.
“Gjatë manifestimit të Ditës së Shëngjergjit në prezencë të një mase të madhe të pjesëmarrëseve është identifikuar i dyshuari i mitur, i cili kishte të veshur një triko me përmbajtje nacionaliste serbe. I dyshuari është sjellë në stacion dhe pas intervistimit në prani të avokatit në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.