1 kg
|
miell
|
3
|
vezë
|
50 gr
|
sodë buke
|
50 gr
|
kripë
|
3 gota
|
jogurt
|
Djathë
|
|
Ullinj të zinj
|
- I tundim vezët me sodën e bukës. Më pas i shtojmë kripën dhe jogurtin. Kur e kemi përzier masën e lëngshme, fillojmë dhe i shtojmë miellin duke e përzier e ndrydhur vazhdimisht. Brumin e formuar e lëmë të vijë për rreth 40 minuta.
- Më pas e marrim e shtrijmë në tavolinën e punës dhe e hollojmë me t’hollues. E hollojmë pothuajse dyfish më tepër sesa zakonisht. E presim në copa.
- Në një enë shtypim pak djathë. Marrim ullinj të zinj, ua heqim bërthamat dhe i shtojmë tek djathi.
- Mbi gjysmën e copave vëmë ngapak nga masa me djathë dhe ullinj. I mbulojmë me copat tjera pa masë me djathë.
- I shtypim anët me pirun që të mos dalë djathi. E fërgojmë në vaj të ngrohtë.
- Mund të shërbehen për mëngjes, drekë, darkë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.