Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj Juventusit në ndeshjen e fundit të fazëes së grupeve në Kupën e Botës për Klube.
Citizens triumfuan thellë 2:5 ndaj italianëve, shkruan Gazeta Express.
Jeremy Doku kaloi anglezët në epërsi qysh në minutën e nëntë të ndeshjes.
Kundërpërgjigja erdhi vetëm dy minuta më vonë nëpërmjet Koopmeiners.
Kalulu shënoi autogol në minutën e 26-të për t’i dhënë epërsinë Manchester Cityt.
Erling Haaland shënoi për 1:3 në minutën e 52-të të takimit.
Phil Foden realizoi për 1:4 në minut ën e 69-të, kurse gjashtë minuta më vonë Savinho realizoi për 1:5.
Vlahovic shënoi në minutën e 84-të të ndeshjes për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Manchester City e mbyll grupin në vendin e parë me nëntë pikë, kurse Juventusi mbetet i dyti me tri më pak.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.