Marrëveshja për targat, shefi i NATO-s takon Lajçak: KFOR garanton lëvizjen e lirë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Marrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë është përshëndetur nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai diskutoi me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për Dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me uljen e tensioneve në Jarinjë dhe Bërnjak.

“KFOR vijon të garantojë sigurinë, një mjedis të qetë dhe lëvizjen e lirë. NATO dhe BE kanë interest ë përbashkët për një zgjidhje politike të qëndrueshme në rajon”, shkruan Stoltenberg në një status në Twitter.

Ndërkohë, në bazë të marrëveshjes Kosova dhe Serbia janë dakordësuar që të mbulojnë simbolet shtetërore në targat e automjeteve kur të hyjnë në territoret respektive.

Gjithashtu që barrikadat dhe forcat speciale të largohen nga Jarinja dhe Bërnjaku. Policia e Kosovës do të zëvendësohet nga KFORI që do të qëndrojë në pikat kufitare për dy javë. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-