Masat anti-COVID: Policia në kontrolle të rrepta në tërë Kosovën

Opoja.net Opoja.net Kosova

Policia e Kosovës, dy netë para lehtësimit të masave po vazhdon kontrollet nëpër të gjithë Kosovën.

Policia ka publikuar fotografi nga kontrollet që janë bërë nëpër komuna të ndryshme sonte,  teksa ka apeluar për respektim të masave, shkruan lajmi.net.

“Zbatimi i Ligjit AntiCovid-19 nga policia është një detyrë sa ligjore aq edhe humane, andaj apelojmë tek qytetarët të respektohen dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve të vendit në të mirë të shëndetit publik”, shkruhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek qytetarët për respektim të masave AntiCovid.

Patrullat policore angazhohen gjithandej vendit në çdo kohë, duke kryer detyrat policore dhe duke u angazhuar për të zbatuar ligjet e vendit.

Zbatimi i Ligjit AntiCovid-19 nga policia është një detyrë sa ligjore aq edhe humane, andaj apelojmë tek qytetarët të respektohen dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve të vendit në të mirë të shëndetit publik!. /Lajmi.net/

   

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-