Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 19 korrik 2021 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2021.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.
“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.
The post Mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 2021, emetohen 10 milionë euro appeared first on FaktePlus.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.