Mbi 144 mijë aplikime për subvencionim të teksteve shkollore brenda gjashtë ditëve

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se brenda gjashtë ditëve të para nga hapja e sistemit për aplikim për subvencionim përmes platformës e-Kosova, janë pranuar gjithsej 144,337 aplikime.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Sipas saj, deri më tani janë verifikuar 73,064 aplikime, duke dëshmuar angazhim dhe efikasitet të lartë në menaxhimin e procesit.

Nagavci ka theksuar se procesi po zhvillohet pa pengesa dhe se deri tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga prindërit, gjë që sipas saj dëshmon për funksionalitetin dhe transparencën e sistemit.

Ky proces, siç ka sqaruar ministrja në detyrë, po realizohet me sukses në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), ndërsa verifikimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave po bëhet në mënyrë të rregullt dhe të organizuar.

Nagavci u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që ende nuk kanë aplikuar për fëmijët e tyre, të shfrytëzojnë këtë mundësi përmes platformës e-Kosova.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-