Opoja.net

Mbi 1600 ankesa ndaj policëve të Kosovës në vitin 2020

Mbi 1600 ankesa ndaj policëve të Kosovës në vitin 2020

Nga janari për 77 zyrtar policorë është kërkuar suspendimi, ndërsa 38 zyrtar policor janë arrestuar

Ishte ndaluar në stacionin policor në Graqanicë të martën pas dite.

Por, 21 vjecari me inicialet A.U e kishte shfrytëzuar një moment pakujdesie të zyrtarëve policor dhe ishte arratisur.

Jashtë stacionit atë po e prisnin dy persona të tjerë me një makinë, të cilët ishin larguar vrullshëm me të hipur 21 vjecari në makinë ku kishin shkaktuar edhe një aksident trafiku.

 

 

Në gjithë këtë incident ishte përfshirë edhe një zyrtarë policor, i cili kishte shtënë me armë zyrtare drejt tij.

21 vjecari ka mbetur i plagosur, ndërsa me këtë rast menjëherë është marr edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Këta të fundit, në bashkëpunim me prokurorinë kanë arrestuar zyrtarin policor që ka përdorur armën.

Një gjë të tillë e konfirmon Kushtrim Hodaj, që ushtron detyrën e kryeshefit të IPK-së.

Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm gjatë viti 2020 ku policët janë përfshirë në incidente.

Madje edhe numri i ankesave në Inspektorat është goxha i madh.

Gjatë këtij viti në IPK janë denoncuar 1600 raste, ku qytetarët pretendojnë që u janë shkelur të drejtat nga ana e Zyrtarëve Policor.

Nga gjithë këto raste, një numër jo i vogël i policëve edhe u arrestuan.

IPK gjatë këtij viti si pasoj e pandemisë kanë filluar zbatimin e planit operativ sa i përket pandemisë covid-19.

Gjatë këtij plani që lidhet me zbatimin e masave anticovid, është kërkuar suspendimi i 12 zyrtarëve policor.

Sot pritet të arrijnë në Kosovë 4 mijë e 680 vaksina Pfizer

Opoja.net

Mbi 100 mijë kosovarë punojnë pa kontrata, këto janë vendet e punës që “u shuan” në pandemi

Opoja.net

Gjendet kuleta me të holla në Prizren, kërkohet pronari i saj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net