Më shumë se 43,000 ndjekës po tregojnë çdo ditë se opoja.net nuk është thjesht një faqe lajmesh, por një platformë që ka fituar besimin e qytetarëve të Opojës. Çdo ndjekës është një dëshmi e përkushtimit tonë për t’iu afruar njerëzve, për t’i informuar me seriozitet dhe për t’i lidhur më shumë me komunitetin.
Faleminderit secilit prej jush që kontribuoni duke lexuar, komentuar dhe shpërndarë lajmet dhe iniciativat e fshatit. Ky besim i madh na nxit të bëjmë më shumë dhe të vazhdojmë rrugëtimin për një Opojë më të bashkuar dhe më të informuar.
Le të vazhdojmë të rritemi së bashku, sepse secili prej jush është pjesë e këtij suksesi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.