Komuna e Prishtinës ka vendosur që pensionistët e infektuar me COVID-19 të marrin nga 100 euro ndërsa qytetarët e tjerë po ashtu të prekur nga virusi të marrin nga 50 euro, shkruan Gazeta Sinjali.
Ka dy ditë që është hapur platforma e aplikimit për ndihmë financiare për të gjithë qytetarët e infektuar më COVID-19 në Komunën e Prishtinës.
Zyrtarë nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur për Gazetës Sinjali se deri tani ka pasur një numër të konsiderueshëm të atyre që kanë aplikuar për ndihmë financiare.
Numri i personave që kanë aplikuar është 7 mijë e 367, raporton Gazeta Sinjali.
Nga këto aplikime, 647 persona kanë qenë pensionistë ndërsa 6 mijë e 720 kanë qenë nën moshën 65 vjeçare, thuhet në përgjigjen e komunës për Gazetën Sinjali.
Ndryshe edhe Komuna e Kamenicës ka vendosur t’i ndajë 50 euro për personat e infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
The post Mbi 7 mijë të infektuar me COVID-19 kanë aplikuar brenda dy ditëve për ndihmë në Komunën e Prishtinës appeared first on Sinjali.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.