Mbjellja e fidanëve frutorë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Uncategorized

Mbjellja e fidanëve është një procedurë delikate, për të cilën duhet treguar kujdes maksimal. Nga cilësia e mbjelljes varet shumë si suksesi i lidhjes së shpejtë të fidanëve me tokën, ashtu edhe shmangia e disa defekteve të mundshme për shkak të mbjelljes së papërshtatshme. Fidanët frutorë mund të jenë me rrënjë të zhveshura, ose në kubikë (qeska plastikë, vazo, etj). Në varësi të kësaj ndiqni procedurat që vijojnë për mbjelljen e fidanëve.

a.      Për fidanët me rrënjë të zhveshura ;

  • Fillimisht verifikohet sistemi rrenjor duke bere pastrime  te rrenjeve te demtuara, te thara, te infektuara dhe ne fund nje rifreskim (prerje) te gjithe mases rrenjore  afersisht 5 -7 cm.
  • Me pas shikohet gjendja e  lastareve duke eleminuar te tharet, ata te vendosura jo drejt, te infektuarit, te demtuarit, etj.
  • Nje dite perpara  fillimit te mbjelljes, fidanat futen ne uje te rrjedhshem per 12 –  15 ore  qe  te rimarrin lageshtiren e humbur gjate kohes se shtatifikimit ne magazine ose parcele.
  • Perpara mbjelljes  sistemi rrënjor i fidanëve banjëzohet me perzjerje bajge + argjile + pesticid  (1% leng bordolez (CuSO4  x 5H2O + gelqere te tretur ne uje).
  • Per mbjelljen e fidanit perdoret nje teknik specifike qe duhet respektuar. Fillimisht  ne kulmin e konit te formuar nga mbushja e gropes  hapet me lopate nje grope 25 – 30 cm (brenda  gropes se madhe)  duke e hedhur dheun ne te dy anet e saj.
  • Fidani mbillet me dy persona; njeri e  vendos ate ne pozicion vertikal duke bere  shperndarje te kujdeshme te sistemit rrenjor, ndersa tjetri ben mbushjen e gropes ne ate thellesi qe fidani vjen nga fidanishtja (ose 2-3 cm mbi te) dhe me pas dheu ngjeshet me kembe, rrafshe me siperfaqen e tokes.
  • Pas kesaj behet  ujitja  e gropes me 20 – 30 litra/ bime (ne kushte thatesire) dhe per cdo grope vendoset nje  kallam ose zhallon mbeshtetes duke bere edhe lidhjen e fidanit pas tij ne forme fjongoje ose 8 (tete). Kjo forme lidhje ben qe fidani te mos jetë ne kontakt te drejtperdrejt me mbeshtetese te forta te cilat ne rastin e ererave te forta mund te krijojne plage dhe mundesi potenciale per demtime nga fitopatogjen te ndryshem.

b.      Për fidanët në qeska (vazo);

 Edhe ne rastet kur fidani eshte prodhuar ne qeska polietileni perdoret e njejta procedure mbjellje, vecse rikujtojme qe qeska hiqet perpara mbjelljes se fidanit. Perpara fillimit te mbjelljes keshillohet qe fidanat te ujiten dy-tre herë rrjesht. Pas mbjelljes (kjo varet nga lageshtia e tokes)  behet ujitje e mire e gropes dhe  ngjeshje e mire e tokes rreth fidanit ne menyre qe kontakti i kubikut te rrenjes me dheun qe  e mbulojme te jete i plotë.

  

 

 

 

 

 

 

Teknika e pregatitjes, trajtimit , mbjelljes ujitja dhe lidhja e fidanit. 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-