Mbledhja e KK të Dragashit: Asambleisti Xheladini kërkon transparencë për subvencionet

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Sot paradite ka nisur Seanca e tretë e Kuvendit Komunal të Dragashit për vitin 2019, e thirrur nga kryesuesi Betim Merdiu. Në Seancën e cila është duke vazhduar pritet të diskutohet për raportin vjetor financiar, për transparencën, për vendimin mbi bartjen e mjeteve të pashpenzuara nga vitet e kaluara dhe çështje të tjera.

Në fjalën e tij mbi raportin vjetor financiar për vitin 2018, asambleisti i LDK-së, Samidin Xheladini vuri theksin te shumat e shpenzuara nga Komuna për subvencione, duke kërkuar që lista e përfituesve të këtyre subvencioneve të bëhet e ditur për asambleistët dhe publikun.

‘Te shuma e subvensioneve, në faqe 15 kemi…te subvencionet dhe transferet është shuma 44,020 për përfituesit. Ne shumë here flasim edhe për transparencë dhe asnjëherë nuk po na sillet lista e subvencioneve, se kush janë përfitues. Edhe duhet kjo listë të na ofrohet, duhet ta dimë se kush janë përfitues…’ ka thënë Xheladini para asambleistëve dhe të pranishmëve të tjerë në sallë./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-