Opoja.net

Mblidhet KQZ-ja, vendos për organizimin e zgjedhjeve

Kosova
Mblidhet KQZ-ja, vendos për organizimin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mbajnë mbledhje pas shpalljes së ditës së zgjedhjeve nga u.d e presidentes, Vjosa Osmani.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për Ekonomia Online se mbledhja mbahet prej orës 13:00.

AI ka sqaruar se fillimisht do të vendoset për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore. Gjithashtu në këtë mbledhje do të edhe miratohet plani operacional.

“Sot do të mblidhet KQZ-ja për të marrë vendimet e para në kuadër të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve”.

“KQZ-ja, fillimisht vendos për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore, duke i shkurtuar këto afate dhe përshtatur me ditët që do t’i kemi në dispozicion për përgatitjen e zgjedhjeve”

“Do të miratohet edhe plani operacional, ku janë të listuara të gjitha aktivitetet që do të kryhen nga KQZ-ja që nga dita e parë dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor”.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të  Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.

Tre të vdekur dhe 379 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Merlinda Guraj

Sa kushton energjia elektrike në Kosovë e sa në shtetet e tjera?

Opoja.net

KQZ nuk certifikon listat e Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net