Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Memli Krasniqi, ka pritur të hënën në takim kryetarin e Komunës së Therandës, Sali Asllanajn, me të cilin ka biseduar për masat mbështetëse të këtij viti, të cilat janë përfshirë në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe për Programin e Pagesave Direkte.
Krasniqi e ka njoftuar Asllanajn më hollësisht për skemat mbështetëse të këtij programi, në kuadër të cilave përfshihet edhe sektori i perimtarisë dhe pemëtarisë, në të cilat kjo komunë ka potencial të shtuar për të rritur nivelin e prodhimtarisë, e që sipas ministrit mund të gjejnë mbështetje të madhe si përmes granteve investive, ashtu edhe përmes pagesave direkte.
Po ashtu, në takim është biseduar edhe për projektin e Komunës së Therandës për Zonën Ekonomike, për çka tashmë janë përmbyllur procedurat dhe pritet finalizimi i kësaj iniciative me rëndësi për zhvillimin ekonomik të kësaj komune. Ndërsa kryetari i Therandës, Sali Asllanaj, e ka falënderuar ministrin Krasniqi për gatishmërinë për përkrahje dhe për avancim të projekteve në këtë sektor. Asllanaj e ka njoftuar Krasniqin për sfidat dhe të arriturat e komunës së Therandës në fushën e bujqësisë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.