Mbreti Charles III shpall 17 ditë zie pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Mbreti Charles III ka shpallur 17 ditë zie për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Pas vdekjes së nënës së tij, Charles ka njoftuar se një periudhë zie do të mbahet deri në shtatë ditë pas funeralit të Elizabeth, shkruan The Mirror, transmeton Klan Kosova.

Data e funeralit ende nuk është konfirmuar, por besohet se do të bëhet dhjetë ditë pas vdekjes së Elisabeth.

Me shtatë ditët shtesë që Charles ka njoftuar, do të thotë se familja mbretërore do të mbajë 17 ditë zie gjithsej.

Ditët e zisë mbahen nga anëtarët e familjes mbretërore, stafi i familjes mbretërore dhe përfaqësuesit e familjes mbretërore në detyrat zyrtare, së bashku me trupat e angazhuar në detyrat ceremoniale.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-