Opoja.net

Mbrohet kryetari i Komunës së Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, të hënën ka dhënë mbrojtjen e tij para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prizren.

Jenuzi ka thënë se në momentin kur e ka nënshkruar vendimin për dhënien e lejes së ndërtimit për të akuzuarin tjetër Nexhat Selaj, nuk e ka ditur se prona është e uzurpuar.

Ai ka thënë se kur mungojnë drejtorët komunalë, zakonisht nënshkruan ndonjë drejtor tjetër ose kryetari në emër të drejtorit përkatës dhe në këtë rast, ai ka nënshkruar një leje ndërtimi në emër të drejtorit të urbanizmit, Bean Haxhihasani.

Tutje, Jenuzi ka shtuar se pasi kishte marrë ankesë nga një qytetar rreth objektit të ndërtimit, ai kishte urdhëruar drejtorinë e urbanizmit që të merr masa dhe më pas leja e ndërtimit është anuluar.

Në këtë rast penal, po ashtu janë të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, drejtori i urbanizmit, Bean Haxhihasani, inspektori i ndërtimit, Vetim Hasani dhe Nexhat Selaj, për uzurpim të pronës shoqërore.

Në këtë seancë, gjithashtu ka dhënë mbrojtjen e tij edhe i akuzuari Bean Haxhihasani. Ai ka thënë se për lejen e ndërtimit të cilën e ka nënshkruar kryetari Jenuzi, e ka kuptuar gjatë hetimeve të prokurorisë, kur i janë kërkuar dokumentet. Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij si drejtor, ky është rasti i vetëm ku kryetari ka shfrytëzuar të drejtën për të nënshkruar një vendim në emër të tij.

Ai, ka shtuar se lejen e ndërtimit për objektin e ka dhënë drejtori paraprak dhe se në të janë paraparë kriteret mbi të cilat është lëshuar leja. Sipas tij, leja që është nënshkruar në emër të tij, ka të bëjë me një aneks të objektit. Ai ka shtuar se përgjegjësia e dhënies së lejes është e zyrtarit komunal, që përgatit dokumentacionin, ndërsa nënshkrimi duhet vetëm për të legalizuar dokumentin dhe këtë nënshkrim mund ta jep, cilido drejtor apo edhe kryetari.

Haxhihasani, gjithashtu ka deklaruar se nuk i kujtohej nëse ka qenë në punë në ditën kur kryetari e ka nënshkruar vendimin në emër të tij, por prokurori i rastit, Genc Nixha, ia ka kujtuar deklaratën e tij në polici, ku kishte thënë se ka qenë në punë.

Pasi që kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, kishte të caktuar një rast tjetër për të gjykuar, ky shqyrtim është ndërprerë, ndërsa vazhdimi i të njëjtit është caktuar për 8 shtator 2017, në ora 09:00, ku pritet që të japin mbrojtjen e tyre edhe dy të akuzuarit tjerë.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e akuzon Salim Jenizin, se duke qenë kryetar i Komunës së Dragashit, në periudhën 2009-2016, i ka mundësuar Nexhat Selajt, përvetësimin e pronës komunale, të cilën ky e kishte uzurpuar paraprakisht.

Bean Haxhihasani, akuzohet se në cilësinë e drejtorit të urbanizmit në Komunën e Dragashit, ka lëshuar vendim me të cilin i është lejuar Nexhat Selajt, që të ndërtojë objektin afarist në pronë komunale.

I akuzuari tjetër, Vetim Hasani, akuzohet se duke qenë inspektor i ndërtimit në Komunën e Dragashit, nuk ka vepruar për të ndërprerë ndërtimin e objektit afarist të Nexhat Selajt, me material të përhershëm.

Ndërsa, Nexhat Selaj akuzohet se gjatë periudhës 2009-2016, ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën komunale të Komunës së Dragashit, në të cilën ka ndërtuar objekt afarist me karakter të përhershëm, megjithëse kishte leje për shfrytëzim të përkohshëm./betimiperdrejtesi/

Dragash, ia theu xhamat e veturës dhe e pastaj e sulmoi fizikisht

Opoja.net

Tre meshkuj dhe një femër rrahën mes veti në Dragash

Opoja.net

Rrahje në Dragash, bëhet për spital një person

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend