Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në SHFMU “ULINA” është mbajtur një orë letrare e organizuar nga Klubi letrar “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me nxënësit e kësaj shkolle, shkruan “Opoja.net”.
Në këtë takim letrar, nxënësit e pranishëm që merren me poezi dhe krijimtari letrare patën rastin të interpretojnë monologë e poezi që kishin motiv dhe tematikë Pavarësinë e Kosovës dhe ngjarje tjera të rëndësishme të historisë sonë kombëtare në përkujtim të personaliteteve për kontributin e dhënë në Pavarësinë e Kosovës.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.