Me votë unanime Kuvendi ratifikon marrëveshjen me MCC

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen e nënshkruar një ditë më parë në SHBA, mes Kosovës dhe MCC-së, marrëveshje nga e cila Kosova fiton grant mbi 200 milionë euro.

Në seancën e sotme  89 sa ishin në sallë kanë votuar pro kësaj marrëveshje kompakt.

Asnjë ligjëvënës nuk ka votuar kundër ose abstenuar.

Programi Kompakt prej 236.7 milionë dollarësh përqendrohet në çështjen e energjisë dhe u nënshkrua me një ceremoni në Kongresin Amerikan.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e nënshkroi marrëveshjen në praninë e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-