Në një atmosferë të mbushur me emocion dhe garë të fortë, është përmbyllur me sukses turneu më i madh sportiv në rajon – Java e Dëshmorëve të Hasit, ku triumfues doli ekipi i Mentor Mejzinit, duke zënë vendin e parë ndër ekipe nga e gjithë Kosova.
Mentor Mejzini, emër i njohur në sportin vendor, edhe një herë dëshmoi se mosha është vetëm një numër. Me përvojën dhe profesionalizmin që e karakterizon, ai u shqua në fushë për klasin e tij të pashoq dhe ndikimin pozitiv në lojë.
“Forma është e përkohshme, por klasi është i përjetshëm”, u tha në fjalët e shumta që e përshkruan këtë sukses, duke vlerësuar kontributin e tij të palodhshëm në futbollin vendas.
Ky është jo vetëm një sukses sportiv, por edhe një nder i madh për Hasin, ekipin dhe mbarë Kosovën, që vazhdon të prodhojë talente e të mbajë gjallë shpirtin e garës dhe përkushtimit në sport.
Urime kampionëve! 🏆⚽🇽🇰
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.