Meta ka paralajmëruar se përdoruesit evropianë mund të përballen me një përvojë “materialisht më të keqe” pas një vendimi rregullator kyç nga Komisioni Evropian.
Meta së fundmi prezantoi një model “consent or pay” i cili i lë përdoruesit të zgjedhin midis pagesës për një abonim mujor ose lejimit të Meta të kombinojë të dhënat që ka mbledhur në Facebook dhe Instagram.
Javën e kaluar, Komisioni Evropian – ekzekutivi i BE-së – njoftoi se kishte vendosur që modeli nuk përputhet me Aktin e Tregjeve Digjitale (DMA) dhe e gjobiti kompaninë 200 milionë euro, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
“Do na duhet të bëjmë disa modifikime në modelin tonë”, tha Meta.
Bëhet e ditur se kompania pret që këto modifikime “mund të rezultojnë në një përvojë materialisht më të keqe për përdoruesit evropianë dhe një ndikim të rëndësishëm” në biznesin dhe të ardhurat e saj evropiane.
Kompania tha se këto ndikime mund të fillojnë që në tremujorin e tretë të këtij viti dhe mund të jenë në fuqi derisa të apelojë vendimin.
Raportohet se Meta, e njohur më parë si Facebook, përveç Instagram, përfshin edhe WhatsApp.
Komisioni ka deklaruar se modeli nuk i lejon përdoruesit të japin lirisht pëlqimin se si përdoren të dhënat e tyre.
Ndryshe, organi aktualisht po vlerëson një tjetër opsion që Meta prezantoi vitin e kaluar, për të cilin kompania thotë se përdor më pak të dhëna personale.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.